Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë njoftoi se do të dërgojë një ekip në Shqipëri për të ndihmuar në punimet e kërkimit dhe shpëtimit në rajon, pas tërmetit shkatërrues, raporton AA, transmeton Gazeta Mejdani.
“Një ekip i shpëtimit, tre automjete, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor dhe një avion i Forcave Ajrore Turke do të dërgohen në Shqipëri për të ndihmuar në punimet e kërkimit dhe shpëtimit në rajon, pas tërmetit me magnitudë 6,4 ballë”, thuhet në njoftim.
Në orët e hershme të mëngjesit sot presidenti Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme t’i ndihmojë Shqipërisë në të gjitha mënyrat. Ushtria, Ekipet Speciale të Shpëtimit dhe konvojët me ndihmave janë në gjendje gatishmëria, ato për pak orë do të nisen për në Shqipëri, kishte thënë presidenti i Turqisë, Erdogan./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post