Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

DW: A është komplikim për dialogun emërimi i Richard Grenell i dërguar special i SHBA-së për Serbinë dhe Kosovën?

October 5, 2019
9
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Richard Grenell

Emërimi i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani si i ngarkuar special për Ballkanin dëshmon se SHBA vazhdojnë të jenë të interesuara për zgjidhjen e konfliktit, por ai mund të sjellë më shumë ngatërresa për dialogun.

Presidenti Donald Trump i SHBA-së caktoi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin special të administratës së tij për dialogun  e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.

Ky emërim e ripërsësit edhe njëherë vëmendjen e veçantë të Uashingtonit për zgjidhjen e konfliktit të gjatë midis fqinjëve ballkanikë, i thanë DW qarqe diplomatike nga Berlini. Emërimi i Grenellit vjen pas emërimit të Mathew Palmerit nga ana e Departamentit të Shtetit si përfaqësues Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar.

Megjithatë, analistët pohojnë se ambasadori i diskutueshëm mund t’i ngarkojë  më tej marrëdhëniet midis Berlinit dhe Uashingtonit dhe ta dobësojë aftësinë e fuqive perëndimore për të ndërmjetësuar njëzëri në Ballkan.

Qëndrimi i diskutueshëm

Periudha relativisht e shkurtër (prej majti 2018) e Grenellit si ambasador në Berlin është e mbushur me kontroversa që e kanë bërë atë një nga ambasadorët më të diskutuar të SHBA-së në Gjermani.

Qysh në orët e para të ardhjes së tij në postin e ri, Grenell u bë shkak debatesh me një mesazh në Twitter, ku dënonte interesat e biznesit gjerman në Iran. Më vonë ai sërish do ta  befasonte opinion publik në Gjermani me një deklaratë të dhënë në një intervistë, ku e deklaronte veten hapur si mbështetës të lëvizjeve konservatore në Evropë.

“Kjo që po bën ky njeri është e padëgjuar në diplomacinë ndërkombëtare,” do të thoshte asokohe i indinjuar Martin Schulz,  politikani socialdemokrat dhe ish-kandidat për kancelar në Gjermani.

“Nëse një gjë të tillë do ta bënte ambasadori gjerman në SHBA, ai do kishte fluturuar menjëherë”, tha ai.

Me përvojë në OKB

Sidoqoftë, para transferimit të tij në Berlin, Grenell ka qenë diplomat në përfaqësinë e SHBA-së në OKB, detyrë që e ka ushtruar më së gjati. “Kjo përvojë e bën atë mjaft të kualifikuar për të ndërmjetësuar”, i tha DW një diplomat i nivelit të lartë nga Ballkani në Berlin, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Ai thotë se afria e drejtpërdrejtë mes presidentit Trump dhe qeverisë së kancelares Angela Merkel në Berlin hap një linjë direkte komunikimi ndërmjet Ballkanit, Uashingtonit dhe Evropës, shtoi diplomati.

Por as në marrëdhëniet Ballkan-Berlin, sjellja e Grenellit nuk ka qenë gjithmonë diplomatike, vëren Bodo Weber, ekspert  i Ballkanit Perëndimor.

Weber kujton vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetor të vitit të kaluar në Berlin, i cili u takua atëherë vetëm me ambasadorin amerikan dhe askënd tjetër, çka sipas Weberit është shenjë për atë që Grenell është më në favor të çështjes së ndryshimit të kufijve.

“Emërimi i Grenellit është dëshmi se Uashingtoni ende nuk ka hequr dorë tërësisht nga ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve”, thotë Weber në një intervistë për DW dhe parashikon se “ky emërim do ta komplikojë rifillimin e negociatave”.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Seibert, të premten  nuk pranoi ta komentonte emërimin e Grenellit në këtë post.

I pyetur nga DW në konferencën e rregullt të qeverisë ai tha se “Është çështje e administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë që në  politikën e Ballkanit Perëndimor, i cili për ne mbetet shumë i rëndësishëm, një pjesë e rëndësishme e politikës amerikane, që të koordinohemi me partnerët tanë amerikanë dhe këtë do ta bëjmë edhe tani me zotin Grenell, si ngarkuar i posaçëm për Ballkanin”.

Seibert nuk dha komente as për njoftimet që qarkullojnë kohët e fundit në Ballkan, se edhe Gjermania është duke planifikuar emërimin e një të dërguari special për Kosovën.

Grenell personi i duhur?

“Ndërkohë që Gjermania shihet si aktori kryesor në tryezën e bisedimeve, emërimi i Grenell-it është një shenjë që SHBA dëshiron të apelojnë direkt tek Berlini për të sheshuar diferencat në lidhje me zgjidhjen e mundshme të çështjes së Kosovës”, thotë për DW, James Ker-Lindsay, profesor nga London School of Econonmics.

Edhe ai mendon se amerikanët janë ende të hapur për çështjen e ndryshimit të kufijve.  Por ai dyshon se Grenell është vërtet personi  i përshtatshëm për të bindur Berlinin.

“Emërimi i tij është shumë konfuz në shumë nivele”, tha Ker Lindsay. /dw/

Share9Tweet

Related Posts

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Arrestohet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, kryente kriminalitet ryshfeti!

May 27, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

January 13, 2022

Skandal pas skandali, Çeku: Thaçi ka tentuar të ndërtojë pallat presidencial në qendër të Prishtinës, Kosova rrezikohet nga arbitrazhi!

December 31, 2021

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.