Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Der Spiegel: Politikanët vendës dhe administrata amerikane e rrëzuan Kurtin për dy arsye!

March 28, 2020
212
SHARES
4.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Der Spiegel

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel”, thekson se politikanët vendës dëshironin ta hiqnin qafe Albin Kurtin për shkak se ai paralajmëroi një luftë të ashpër kundër elitës së korruptuar. Ndërsa diplomacia amerikane nga prapavija bëri presion për rrëzimin e tij për shkak se Kurti kundërshton planet për shkëmbimin e territoreve që synohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, një ndër vendet më të varfra të Europës, është e shqetësuar këto ditë, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”. Ndonëse Kosova nuk është shumë e prekur nga koronavirusi, numri i të infektuarve po rritet. Sistemi shëndetësor do të mbingarkohej nëse rritet numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv. Në pothuaj të gjitha spitalet mungon personeli dhe pajisjet mjekësore, shpesh pacientët duhet t’i sjellin me vete ilaçet dhe ushqimin.

Pikërisht në këtë situatë kur urgjentisht kërkohet një menaxhim i përbashkët i krizës, establishmenti politik kosovar ka shkaktuar një krizë të rëndë shtetërore: të mërkurën shumica e parlamentit votoi një mocion mosbesimi ndaj politikanit të majtë reformator Albin Kurti. Ai tani është ushtrues detyre i kryeministrit. Qeveria e Kurtit do të ishte e para qeveri vërtet reformatore e Kosovës që nga fundi i luftës para 20 vitesh. Ajo qëndroi në pushtet 51 ditë.

Mocionin e dorëzoi partneri i koalicionit i Kurtit, LDK, dhe shkas nominal për mocionin ishte gjoja menaxhimi i keq dhe i paligjshëm i krizës së koronës nga ana e qeverisë. Por, nënvizon “Der Spiegel”, në prapavijë u zhvillua një intrigë e kurdisur nga kundërshtarët politikë të Kurtit në Kosovë dhe nga diplomacia e SHBA-ve.

Revista e njohur gjermane thekson se politikanët vendorë dhe administrata amerikane dëshironin ta hiqnin qafe Kurtin për dy arsye. Partia e Kurtit angazhohet për një politikë strikte kundër korrupsionit, për qeverisje transparente dhe për reforma në sektorin social, të shëndetësisë dhe arsimit. Me sa duket për pjesën më të madhe të LDK-së kjo ishte e tepërt.

Sipas “Der Spiegel” arsyeja e dytë e rrëzimit të Kurtit ishte për shkak se ai kundërshton zgjidhjet diplomatike sekrete të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe shkëmbimin e territoreve që synohet nga SHBA-të. Presidenti Donald Trump synon një zgjidhje të shpejt të konfliktit që këtë ta shfrytëzojë para zgjedhjeve në nëntor si kryevepër diplomatike, përcjell koha.net

Javëve të kaluara, sipas “Der Spiegel”, erdhi deri te një konflikt i hapur mes Kurtit dhe Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan për Kosovën. Grenell kërkoi që Kurti t’i heq tarifat ndaj importeve nga Serbia pa asnjë parakusht. Kurti pranoi t’i heq tarifat pjesërisht, por me kusht që Serbia të lëshojë pe në çështje diplomatike.

Rënia e Kurtit nisi kur ai javën që shkoi e shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliu për shkak se ai kokë më vete përkrahu shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kësisoj do të merrte kompetenca shtesë kryetari Hashim Thaçi, një kundërshtar i rreptë i Kurtit dhe njëri nga koka e establishmentit të korruptuar kosovar. “Der Spiegel” citon eurodeputeten Viola von Cramon-Taubadel, e cila tha se rrëzimi i qeverisë ishte një “manovër krejtësisht e papërgjegjshme”. “BE tani duhet të mbajë qëndrim dhe të marrë punët në dorë në aspektin diplomatik në Kosovë”, tha ajo.

Albin Kurti i tha “Der Spiegel” se qeveria e tij u rrëzua nga një “elitë politike e korruptuar”, e cila prej vitesh i ka parasysh së pari interesat e veta. “Pasi që gjatë mandatit tim gjërat ndryshuan, ata po e kanë vështirë të pajtohen me këtë”. Kurti u tregua i rezervuar me kritika ndaj diplomacisë amerikane. Ai tha se beson që i ngarkuari i Trumpit, Grenell, “është mashtruar nga disa udhëheqës politikë”. “Der Spiegel” shkruan se si do të ecin gjërat në Kosovë tani është vështirë të parashikohet. Është e mundshme të mbahen zgjedhje të reja apo të krijohet një koalicion i ri.

Share183Tweet

Related Posts

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

July 1, 2022

Merkel ‘idiotja e dobishme’ e Putinit?

April 7, 2022

Sa dëmtohen Turqia dhe Gjermania nga lufta në Ukrainë?

February 25, 2022

FSK bënë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani!

February 21, 2022

Qeveria e re gjermane me qëndrim të prerë për Open Balkan, ja çfarë mendojnë ata!

December 22, 2021

Liberalizimi i vizave, Weber thotë Qeveria e re gjermane do të jetë avokat më i fortë për Kosovën brenda BE-së!

December 9, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.