Padyshim lajmi se daja i Adelina Tahirit u dhunua me çekan nga bashkëshortja e tij, bëri xhiron e mediave. Teksa lajmi është konfirmuar dhe nga vet këngëtarja, e cila postoi dhe një foto të dajës nga spitali, pronari i TV ERA në Maqedoni, Abdulla Mehmetaj, ndërsa shprehte mbështetje për të, një tjetër version del për ngjarjen.
Këtë herë ka qenë kunati i Abdulla Mehmetajt, që ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj motrës së tij, Arlinda Mehmetaj. Sipas tij Arlinda nuk e ka goditur burrin e saj, ndërsa shton se ajo është dhunuar disa herë fizikisht dhe psikologjikisht nga biznesmeni. Vëllai i Arlindës ka treguar se çifti po kanë probleme martesore prej 20 vitesh.
Ndërkohë, vet Ahmetaj ka thënë se është pikërisht bashkëshortja e tij ajo e cila e ka sulmuar me çekan, sipas tij, për arsye se ka dashur t’ia marrë pasurinë
Reagimi i plotë:
Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ikë te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me taruma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës.