Pas tërmetit në Elazig, ekspertët profesional kanë filluar t’i japin analizat e para.
Qytetarët e vendeve ku i ka goditur tërmeti janë nën qiellin e hapur. Një acar i madh e ka goditur regjionin e prekur nga tërmeti.
Temperaturat kanë zbritur deri në 12 gradë nën zero.
Presidenti i Turqisë, Erdogan ka dhënë të gjitha rekomandimet për evakuimin e popullsisë nga zona me rrezikshmëri të madhe.
Mediat turke raportojnë se deri më tani zona është goditur nga 34 dridhje. Pritet që përgjatë tërë javës të ketë tërmete.