Bashkimi Monetar Latin u krijua në periudhën e Napolonit të III-të, kur monedhat metalike franceze filluan të qarkullojnë e të kopjohen edhe nga disa vende përreth saj.
Kështu, Belgjika, menjëherë pas fitimit të pavarësisë, krijoi një sistem monetar bimetalik si atë të Francës, me monedha ari dhe argjendi në franga dhe me nënndarje në 100 qindarka. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe Zvicra me Italinë, përcjell Telegrafi.
Në këto kushte, Napoloni i III-të, me qëllim shmangien e një lufte valutore, iu rikthye ëndrrës së vjetër të Napolon Bonapartit për krijimin e një sistemi unik monetar për të gjitha këto vende.
Kështu, me propozimin e Napolonit të III-të, më 23 dhjetor 1865, u nënshkrua në Paris traktati i krijimit të Bashkimit Monetar Latin ndërmjet Francës, Belgjikës, Zvicrës dhe Italisë, së cilës në vitin 1868 iu bashkua edhe Greqia.
Sipas këtij traktati, do të krijohej bashkimi i një sistemi monetar bimetalik unik, sipas modelit të monedhës franceze, Frangut, me karakteristikat që vijojnë:
– Do të krijohej një monedhë unike bimetalike ari dhe argjendi me peshë dhe pastërti/titull standard;
– Shumëfishat dhe nënfishat e monedhës bazë do të ishin të njëjta për të gjitha shtetet anëtare dhe raporti ndërmjet monedhave përkatëse të arit dhe të argjendit do të ishte fiks 1 me 15.5;
– Me përjashtim të monedhave të vogla prej argjendi me titull 833/1000 ose aliazhe, të gjitha monedhat metalike do të ishin të qarkullueshme dhe ligjërisht të pranueshme në të gjitha shtetet anëtare. Bankënotat e emetuara nga bankat e secilit shtet nuk rregulloheshin nga ky traktat, por konvertueshmëria e tyre garantohej nga vetë shtetet; dhe
– Ikonografia dhe emërtimi i njësive monetare metalike përcaktoheshin nga vetë shtetet anëtare.
Bashkimi Monetar Latin u shpërbë më 1927.
Discussion about this post