Durrësi nuk gjen qetësi nga bandat kriminale. Sot ka ndodhur një përplasje me armë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Dy prej tyre raportohen në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi tek mbikalimi i Shkozetit. Motivet janë ende të paqarta. Nga të dhënat e para mësohet se atentati i është bërë prokurorit Arjan Ndoja.
Njëra prej makinave që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i tyre. Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të autorëve.
Lapsi.al sjell foton e një prej makinave, ku shihen qartë shenjat e plumbave.
Discussion about this post