
Gazeta Mejdani pak më parë raportoi se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar katër persona të dyshuar për keqpërdorimin e një kontrate mes Telekomit të Kosovës dhe një operatori ekonomik.
Në mesin e të arrestuarve janë ish-drejorët, Trim Musliu dhe Armend Osaj.
Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë thënë se në prangat e policisë kanë rënë edhe vëllai i Trim Musliut, Kreshnik Musliu dhe Denis Ceman, ish-këshilltari i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.
Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, “Përvetësim në detyrë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, raporton Gazeta Mejdani.