Gazetarja, Arbana Xharra që tani më nuk jeton në Kosovë, i ka dalë në krah ambasadorit Qëndrim Gashi i cili ofendoi besimtarët muslimanë të këtij vendi duke postuar karikatura të profetit të njerëzimit, Muhamedit a.s., shkruan Gazeta Mejdani.
Ajo ka shkruar për kërcënimet që po i merr ambasadori i Kosovës në Francë, pasi ky i fundit shpërndau një artikull të gazetës “Le Figaro”, që kishte fotografinë ilustruese karikaturat e Pejgamberit Muhamed.
Sipas gazetares Xharra, Qëndrim Gashi duhet mbrojtur. Ajo thotë se Kosova nuk është shtet islamik, e, sipas këtij konstatimi, nuk është e ndaluar sharja apo ofendimi i profetëve të Zotit.
Ajo ka thënë gjithashtu se “Qendrimi as mu shkarku e as mu arrestu, se ai perfaqeson shtet sekular me kushtetute – e jo shtet islamik”./Gazeta Mejdani/