APEL! APEL! APEL!
Thuajse tërë natën e deri në këto momente i kam përcjellë lajmet nga Shqipëria. Mediat po bëjnë një punë brilante nga terreni. Po shoh se gjendja psikologjike atje po tensionohet. Njerëz të shumtë kanë filluar te reagojnë në mënyrë të pakontrolluar. Është e dhimbshme, e rëndë, por është normale në këso raste të ketë reagime të tilla.
Andaj…
Apeloj tek hoxhallarët e Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare, tek priftërinjtë, pastorët, njerëzit e tjerë të fesë, psikologët, intelektualët, të urtët dhe njerëzit autoritativë që ju shkon fjala, të zbarkojnë në zonat e goditura nga tërmeti, tu rrinë afër njerëzve atje, tu flasin, tu shprehin ngushllime dhe tu japin kurajo, tu thonë të mos mërziten e të mos shqetësohen. Tu thonë se Zotin e kanë afër dhe do tu ndihmojë. T’iu flasin se shqiptarët kudo që janë po e ndajnë dhimbjen me ata, se i kanë hapur zemrat dhe shtëpitë për ta, se bota është ngritë në këmbë dhe po don tu ndihmojë.
Tu thonë të bëjnë sabër, të kenë durim dhe t’i mbështeten Zotit të Madhërishëm.
Ata kanë nevojë ta tejkalojnë traumën që u është shkaktuar.
Kategoritë e njerëzve të apostrofuar pak më lartë, nuk bënë dhe nuk duhet që sot të shfrytëzojnë rrjetet sociale e të japin derse politike; jo Rama, jo Meta, jo Basha. Leni ato llafe dhe mos shitni mend në këto momente kaq të vështira për kombin. Zbritni tek të nevojshmit që sot kanë shumë nevojë edhe për fjalë që qetësojnë shpirtra.
A dëgjuat?
Pra, ngrituni dhe shkoni në ato zona.
O sot, o kurrë.
Shqipëria sot ka nevojë edhe për njerëzit e urtë, për urtakët që dinë në këto momente t’i qetësojnë shpirtrat e traumatizuar atje…!
#Shpërndajeni
Discussion about this post