
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet të cilat ishin parë për t’u realizuar sot.
“Ju informojmë se fluturimet e datës 18 qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim.
Duhet përkujtuar që Aeroporti i Prishtinës ka anuluar fluturimet edhe të dy ditëve të kaluara, 17 dhe 16 qershor.