Ish-Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, po qëndron në New York ku po zhvillon takime shumë të rëndësishme me burrështetas të ndryshëm pjesëmarrës në mbledhjen e OKB-së, shkruan Gazeta Mejdani
Që nga dita e 21 shtatorit kur aeroplani i Behgjet Pacollit aterroi në aeroportin e New Yorkut, Presidenti i AKR-së, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës nuk i ndali takimet dhe bisedimet me burrështetas të ndryshëm në New York.
Në fakt, muri i tij në Facebook nuk pushon së informuari mbi aktivitetet e gjithëmbarshme atje. Gazeta Mejdani në rregullësi ka njoftuar lexuesit mbi aktivitetet e palës kosovare në New York.
Me datë 22 shtator, Pacolli pati takim me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Katarit Sultan bin Saad Al-Muraikhi në ditën e parë të javës së UNGA në New York.
Po atë ditë, Behgjet Pacolli takoi Ministren e Punëve të Jashtme të Guayanas, Karen Cummings. Guayana është një aleat diplomatik i Kosovës.
Me datë 23 shtator, një ditë më vonë pra, në vazhdën e punimeve të UNGA në New York, Behgjet Pacolli është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Vincentit dhe Grenadinet, z.Louis Straker.
Po atë ditë, së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në Thirrjen Globale për Mbrojtjen e Lirisë Fetare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Aty botës i tregoi se Kosova mbështetë lirinë fetare kudo qoftë në botë ajo.
Në orët e mbrëmjes, Behgjet Pacolli së bashku së bashku me Ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ishin pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA dhe komunitetin që jeton dhe punon në New York.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë që ata i japin atdheut të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për prosperitetin e Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Pas takimit me diasporen shqiptare në Amerikë, Behgjet Pacolli takon Anwar Gargash, Ministër i Shtetit për Punë të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas burimeve përcjellëse të ish-Ministrit të Kosovës, përgjatë atij takimi ishte diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe ishin shprehur falenderime për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Emiratet qëndrimit ndërkombëtar të Kosovës.
Më pastaj, Behgjet Pacolli është takuar me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ki ishte një mundësi e shkëlqyeshme e shkëmbimit të ideve me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së. Përgjatë takimit, është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë Kosovës drejt BE-së, NATO-së dhe OSBE-së.
Dje, me datë 24 shtator, Behgjet pacolli është takuar me sekretarit e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, ku i ka shprehur mirënjohjet dhe falenderimet e tij për kontributin që Selia e Shenjtë i jep popullit shqiptar. Gjithashtu, në Takim, Pacolli i ka thënë Pietro Parolit se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë avancimin e raporteve me Vatikanin.
“Tradicionalisht Kosova dhe Selia e Shenjtë kanë kultivuar marrëdhënie të shkëlqyera”, ka thënë Nehgjet Pacolli.
Dje ka pasur takime edhe me Kryeministrin e Nevisit dhe Ministrin e Jashtem të Saint Kitts dhe Nevis, Mark Brantley. Në lidhje me këtë, Behgjet Pacolli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, këto fjalë: “I lumtur të punoj me miqtë e Kosovës nga çdo cep i botës”.
Po dje, Behgjet Pacolli ka shkëmbyer ide me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputowicz.
Gjithashtu dje ka pasur një takim të rëndësishëm me ministren e Punëve të Jashtme të Sudanit, Asmaa Abdalla, ku e ka përgëzuarhomologen sudaneze mbi hapat e Sudatit që ka ndërmarrë drejt reformave të brendshme.
Në lidhje me takimin e radhës të djeshëm me ministren e Jashtme të Ganës, Behgjet Pacolli shkruan: “Gana është një nga shtetet Afrikane që ka mardhënie të shkëlqyera diplomatike me Republikën e Kosovës. Këtë më konfirmoi ministrja e Jashtme e këtij shteti, Shirley Ayorkor Botchway, me të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe kërkojmë së shpejti të hapim Ambasadën e Kosovës në Ganë për të zgjeruar lidhjet tona”.
Më vonë, pas takimit shumë të rëndësishëm me ministrin e Jashtëm të Republika së Çekisë, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se atij personalisht i është konfirmuar mbështetja e fuqishme e Republikës së Çekisë për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe për integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare.
Gjithashtu, dje Behgjet Pacolli është takuar me kryeministrin e Saint Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzales.
Një ndër takimet tjera të Behgjet Pacollit në New York është edhe ai me Zëvendës/Presidentin e Indonezisë, Yusuf Kalla, me të cilin ka diskutua mbi lidhjet tradicionale të Kosovës dhe Indonezisë dhe çështje tjera me rëndësi për dy vendet.
“Unë i kërkova atij që shteti i Indonezisë të njohë Kosovën dhe të hapë një kapitull bashkëpunimi dhe miqësie”, ka shkruar ish-ministri i jashtëm i Kosovës.
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës dje po ashtu ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Xhamaika, Kamina J Smith.
Një ndër takimet me peshë që zhvilloi dje ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, ishte me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Arabisë Saudite, Adel Al-Xhubeir. Ky takim u vlerësua lartë duke vënë në spikamë nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Arabisë Saudite.
Rreth pjesëmarrjes së tij në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit, Behgjet Pacolli thotë:
“Kënaqësi e veçantë që së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, të jem pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Momenti i duhur që përfaqësuesit e Ballkanit Perendimor treguan pikat e forta drejtë të ardhmes në BE. Shkëmbyem ide se si të forcojmë më shumë bashkëpunimin rajonal dhe të promovojmë projekte që afrojnë ekonomitë, shoqëritë dhe rininë tonë më afër. Kosova do të luajë një rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit”.
Në lidhje me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Antigua & Barbuda, Chet Greene, Behgjet Pacolli thotë se Kosova dhe Antigua & Barbuda kanë vendosur gjatë këtij viti marrëdhënie diplomatike. Me këtë shtet do të shkëmbejmë shumë shpejt ambasadorët. Ky do të jetë një hap i madh për Kosovën në forcimin e pozitës tonë diplomatike në rajonin e Karaibeve. Mirënjohës për mbështetjen e tyre.
Në fund të ditës, Behgjet Pacolli u takua me nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështje Politike, Ambasadoren, Rosemary Dicarlo. Gjatë atij takimi ai kishte informuar nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së, për zhvillimet e fundit në Kosovë ku i kishte ofruar vizionin e vendit tonë për marrëdhëniet e Kosovës me OKB-në.
Discussion about this post