Analisti politik i njohur për opinionin shqiptar, Shkodran Ramadani ka tërhequr vijën dalluese mes dy partive politike, që me sa duket, do të bëjnë koalicionin e ardhshëm qeveritarë në Kosovë, shkruan Gazeta Mejdan.
Përderisa Vetëvendosjen e ka quajtur parti me një homogjenitet të skajshëm brenda, për LDK-në mendon se është parti me shumë koalicione dhe qendra të pushtetit brenda saj.
Shkrimi i tij i plotë:
VV-ja ka homogjenitet te skajshem brenda, ku diferencat ne VV shkrihen komplet ne figuren e liderit dhe krejt divizionet kollapsojne brenda shembelltyres se tij. Ne kete pike kryetari i VV-se eshte pikeprerje ku transhendohen te gjitha elementet e brendshme.
Ne gjuhen e marredhenieve nderkombetare, ne VV ka rend unipolar dhe Kurti virtualisht eshte burimi i vetem i fuqise qe rregullon gjithe sjelljen e organizates. Ai eshte hegjemon qe homogjenizon partine ne te cilen nuk mund te sfidohet nga brenda. Ne anen tjeter, LDK-ja eshte shume heterogjene, me nje pluralizem ku bashkejetesa eshte e veshtire.
LDK-ja eshte nje grup i madh i koalicioneve. Ne kete gjendje, kryetari nuk eshte pike ku shkrihen dallimet, por ku forcohen ato dhe ku ato shpesh pershkallezojne deri ne tensione. Kryetari i LDK-se percon polaritet. Ne gjuhen e marredhenieve nderkombetare, LDK-ja eshte ne rend multipolar, me shume qendra te pushtetit dhe kryetari nuk eshte hegjemon i pasfidueshem dhe pervec udheheqjes dhe prodhimit te tensioneve, ai luan edhe rolin e koordinatorit qe balancon dhe menaxhon interesat e shumta.
Discussion about this post