Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Analet e një qyteti të kapur: Ndërtimet pa leje që i mbronte krye-prokuroria!

December 27, 2019
149
SHARES
6.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Mytahir Haskuka

Sipas vlerësimeve që kemi bërë në Prizren deri në vitin 2017 janë ndërtuar rreth 17,000 ndërtime pa leje. Kjo situatë ishte bërë aq e zakontë sa që 250 metra larg nga ndërtesa e administratës komunale janë ndërtuar objekte 13 katëshe pa leje, madje njëra nga këto objekte shumëkatëshe pjesërisht ishte ndërtuar edhe në pronë komunale. Që nga dita e marrjes së qeverisjes, ndërtimet pa leje janë ndaluar tërësisht.

Shkruan: Mytahir Haskuka

Një ndër ndërtimet e trashëguara problematike ishte edhe objekti i Abi Çarshisë, pasi që është konstauar se objekti ishte tërësisht jashtë vijave ndërtimore. Në kuadër të mundësive ligjore ishim dakorduar që investitori të aplikojë për leje sipas Planit të Hollësishëm Rregullativ. Ashtu edhe është bërë, ku Komuna ka pajisur investitorin me leje. Por në muajt në vijim Inspektorati kishte konstatuar që investitori kishte vazhduar ndërtimin edhe në një pjesë pa leje.

Nga ky moment Komuna e Prizrenit ka nxjerrë 7 aktvendime për ndalim të punimeve, rrënim vullnetar dhe rrënim të dhunshëm. Gjatë kësaj kohe, pasi që operatori kishte vazhduar ndërtimin e kundërligjshëm, Komuna ka bërë 5 kallëzime penale për largim të shiritave dhe për vazhdim të ndërtimit të kundërligjshëm.

Kur ishin shtjerrur të gjitha mjetet, Komuna ka vepruar dhe ka filluar ekzekutimin e vendimit për rrënimin e objektit të kundërligjshëm. Këtu fillojnë intervenimet dhe në shesh del e gjithë kapja e shtetit nga klanet mafioze. Në vend se të ofrohet siguri për ekzekutimin e vendimeve të ligjshme të Komunës së Prizrenit, zyrtarët komunalë pengohen në detyrë nga urdhëra të pashkruara të kryeprokurorëve. Kur kërkohet të prezantohet urdhëri i shkruar për ndalimin e ekzekutimit të rrënimit, në mungesë të shkrimit zyrtar, Kryeprokurori Admir Shala organizon konferencë për shtyp duke prezantuar prova të pjesëshme, interpretuar ligje në mënyrë të njëanshme dhe dezinformuar opinionin lidhur me ligjin për legalizimin.

Në konferencën për shtyp me datën 22.07.2019 në vend që të prezantojë urdhërin pse i ka ndaluar zyrtarët komunalë në detyrë, urdhër ky që kurrë nuk është dorëzuar në Komunë, Kryeprokurori luan rolin e avokatit të kompanisë private dhe injoron aktvendimet legjitime të Komunës së Prizrenit.

Për të gjitha këto shkelje etike dhe ligjore është bërë ankesa në Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilën mund ta lexoni me të gjitha provat, të shkruara dhe incizimet.

Ndër të tjera, Kryeprokurori kërkon implemtnimin e një vendimi të kundërlighshëm të MMHP-së (Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), ngase vendimi i MMHP-së i datës 27.08.2018 kërkon nga Komuna që të trajtojë objektin me një ligj që nuk kishte hyrë në fuqi. Specifikisht, MMPH-ja kërkonte që të merrej parasysh Ligji për Legalizim i cili nuk ishte në fuqi në datën e vendimit. Pra, absurdi juridik kur një institucion merr vendim në gusht dhe kërkon të implementohet një ligj që do të hynte në fuqi në shtator (5.09.2018).

Trajtimi i njëanshëm është edhe fakti që prokuroria nuk ka nisur hetim për asnjë nga 5 kallëzimet penale që Komuna kishte bërë ndaj operatorit, edhe pse tanimë për disa nga to kanë kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë. Ndërsa e merr parasysh kallëzimin penal të operatorit kundër punëtorëve komunalë, në më pak se 6 muaj. Trajtim selektiv dhe i njëanshëm.

Ky trajtim selektiv i rasteve ku kallëzimet e palës kanë prioritet ndaj atyre të Komunës nuk është i vetmi, por në këtë rast është bërë me qëllim që një çështje administrative ku ndërtuesi i jashtëligjshëm nuk ka asnjë argument të kalojë në çështje penale, ashtu që ta vonojë implementimin e vendimeve të Komunës për rrënim. Në aspektin administrativ zyrtarët komunalë kanë vepruar sipas Ligjit dhe ashtu si i obligon Ligji për trajtimin e ndërtimeve të jashtëligjshme, prandaj prokuroria nuk ka guxim të trajtojnë provat e Komunës dhe i injoron ato.

Ironia e gjithë kësaj është që në një Komunë që është ngulfatur nga ndërtimet pa leje në të kaluarën, në vend se të hapen rastet për ish drejtorët që kanë përfituar nga mosveprimi dhe mos implementimi i Ligjit, tani po hapen raste për drejtorë dhe zyrtarë komunalë që kanë vepruar dhe nuk kanë toleruar ndërtimet pa leje.

Pra, në Prizren në këtë rast sistemi i kapur del haptas në mbrojtje të ndërtuesve pa leje dhe e bllokon Komunën në veprimet e saja ndaj ndërtuesve pa leje. Me urdhëra politikë nga lartë, zyrtarët komunalë pengohen në detyrë në mbrojtje të ndërtimeve pa leje. Pa shkresa zyrtare kërcënohen inspektorët komunalë më urdhër të atyre që do të duhej të ishin garantues të zbatimit të kushtetutës dhe të ligjit. Nga Prishtina kërcënohen policë që të pengojnë zyrtarët komunalë në detyrë. Në mbrojtje të ndërtimeve pa leje.

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren është shembull se si zbatohet ligji, me ndalimin e ndërtimeve pa leje, me rrënimin e objektve pa leje dhe me lirimin e hapësirave publike, prandaj ne do të vazhdojmë.

Ngase kërcënimet nuk na trembin, aktakuzat politike nuk na ndalin. Çdo pengesë do ta tejkalojmë, çdo bllokadë do ta zhbllokojmë, ngase Prizreni ka treguar guximin dhe meriton më të mirën. Së bashku vazhdojmë!

Share6Tweet

Related Posts

Presidentja s’e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit!

April 14, 2022

Ish-prokurori Blakaj për Vettingun: Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve në sistemin prokurorial e gjyqësor!

November 5, 2021

Haskuka arrin marrëveshje me një parti për rundin e dytë zgjedhor në Prizren!

October 28, 2021

Prokurorët ndërpresin bashkëpunimin me Qeverinë: Nuk u distancua nga deklaratat e Sallahut!

October 25, 2021

Çka po ndodh në Kosovë/ Prokuroria lëshon takimin me Ministrinë e Drejtësisë, kërkojnë distancim nga deklaratat e Sallahut!

October 25, 2021

Haxhi Dërguti – ish-Kryeprokurori i Apelit me numër rekord të punësimeve familjare në KEDS!

October 20, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Ringjallja e tubacionit të gazit Katar-Türkiye ofron shpresë mes sfidave!

Nga Libani në Siri: Loja me shumë zero e Iranit në oborrin e tij!

Gjykata raciste në zemër të Europës

Trending

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!
Kosovë

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025

Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e vetmja thikë pas shpine për Kosovën në...

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

January 22, 2025
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

January 22, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.