Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

‘Ajo s’është anëtare e BE-së’, BE-ja reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin!

December 4, 2021
11
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emërimi i ish-shefit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, nuk është komentuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Por, emërimi është parë si dëshmi se Londra, edhe pas daljes nga BE-ja (Brexit), dëshiron të ketë rol të rëndësishëm në këtë rajon dhe, aq sa do të jetë e mundur, të bashkëpunojë edhe me BE-në.

Mes Brukselit dhe Londrës, kohëve të fundit, ka pasur shumë mospajtime, kryesisht për shkak të dallimeve në interpretimin e disa aranzhimeve për raportet pas Brexit-it.

Por, diplomatët shpresojnë se kjo nuk do të dëmtojë bashkëpunimin në ato fusha, ku BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë interesa të përbashkëta.

Ballkani Perëndimor, sidomos situata e tensionuar midis entiteteve në Bosnje e Hercegovinë dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, janë në mesin e atyre fushave.

I pyetur për koment të BE-së rreth emërimit të të dërguarit të posaçëm britanik për Ballkanin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar nuk është anëtare e BE-së” dhe “nuk kemi çfarë të komentojmë për emërimet në nivel kombëtar”.

Në pyetjen se a ka pasur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, takime me përfaqësues të Qeverisë britanike, Stano është përgjigjur: “Lajçak ka takime me të gjithë, edhe në BE e rajon, edhe më gjerë në skenën ndërkombëtare”.

Emërimi i Sir Stuart Peach vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë angazhuar dy diplomatë të lartë për rajonin: Gabriel Escobarin për Ballkanin Perëndimor dhe Matthew Palmerin për reformën zgjedhore në Bosnje e Hercegovinë.

Bashkimi Evropian, ndërkaq, ka të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

BE, në secilin rast, nënvizon se ka bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, por në rastin e Mbretërisë së Bashkuar, një gjë e tillë nuk thuhet shpesh në publik.

Diplomatët thonë se nuk ka dyshim se pas largimit nga BE-ja, Britania e Madhe nuk e ka më rolin që ka pasur dikur. Kjo, pasi një prej argumenteve që ka BE-ja për ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor është perspektiva e anëtarësimit të tij në BE.

Por, Britania e Madhe, thonë diplomatët në Bruksel, vazhdon të jetë e rëndësishme, pasi është vend i rëndësishëm i NATO-s, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe anëtare e Quint-it.

Quint-i, ku bëjnë pjesë SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, shihet si grupi kryesor me ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një prej qëllimeve të këtij grupi është zvogëlimi i ndikimit rus në rajon.

Disa diplomatë në Bruksel shprehen paksa të befasuar që Qeveria britanike ka vendosur të emërojë si të dërguar të saj në Ballkan një ushtarak të lartë, e jo ndonjë diplomat. Por, edhe këtë e shohin si sinjal se Londra e konsideron aspektin e sigurisë si prioritet në angazhimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Peach ka një përvojë të madhe në këtë aspekt, pasi ka shërbyer si shef i Komitetit Ushtarak të NATO-s, që është posti më i lartë ushtarak në këtë aleancë të sigurisë.

Më herët në karrierën e tij, ai ka shërbyer edhe si shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa përvojën e madhe në rajon e ka fituar edhe në vitin 2000, kur ishte komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.

Qeveria britanike, në njoftimin për emërimin e të dërguarit të posaçëm për Ballkan, ka bërë të qartë se Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën i sheh si sfidat kryesore.

Ajo ka thënë se do të bashkëpunojë me BE-në dhe SHBA-në në këtë drejtim.

Në kohën sa ka qenë anëtare e BE-së, Britania e Madhe ka qenë jashtëzakonisht aktive në temat rreth Ballkanit Perëndimor. Së bashku me Gjermaninë, ajo ka kundërshtuar fuqishëm idetë për ndryshim të kufijve në Ballkan, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në BE pohojnë se do të punojnë së bashku me të gjithë faktorët, rajonalë dhe ndërkombëtarë, për të parandaluar që rajoni të rrëshqasë në konfliktet e së kaluarës. Në këtë aspekt thonë se kanë interes të përbashkët edhe me Britaninë e Madhe. /REL

ShareTweet

Related Posts

Edhe Britania e shpallë Berishën person ‘non grata’: Ky është sqarimi i ambasadës britanike në Tiranë!

July 22, 2022

“Bie” qeveria e Johnson, 17 ministra, nënsekretarë dhe sekretarë japin dorëheqjen në 24 orë!

July 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Ukraina/ Kriza më e madhe e tanishme që ka kapluar botën: Çka do të ndodhë me Rusinë në ditët në vijim?

February 12, 2022

Escobar flet për sanksione të reja: Ato janë mjet i rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.