Përbërësit:
2 gota oriz
1 qepë
2 thelpinj hudhre
2 speca
2 karrota
2 domate
3 gota ujë
1 lugë gjelle pure domatesh
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Përgaditja:
Hapi 1
Perimet e grira imët skuqini në vaj ulliri. Kaurdisini derisa të zbuten e më pas shtojeni orizin.
Hapi 2
Vazhdojeni fërgimin edhe për disa minuta e më pas shtoni ujin dhe një lugë pure domatesh.
Hapi 3
Orizin ziejeni në zjarr të ulët për 20 minuta, ose derisa të zbutet mirë.
Ju bëftë mirë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post