Në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles, një pasagjer është hospitalizuar pasi kërceu nga aeroplani që lëvizte nga terminali në drejtim të pistës.
Ky burrë fillimisht kishte tentuar të futet në kabinën e pilotit, dhe më pas arriti të hap derën dhe të kërcej mbi rampën e daljes në rast rreziku, transmeton Telegrafi.
Ky burrë është arrestuar, kurse lëndimet që i ka pësuar nuk janë të rrezikshme. Në anën tjetër, FBI është duke hetuar incidentin.
Ky është incidenti i dytë që po ndodhë në LAX gjatë dy ditëve të fundit, pasi që premten një burrë me veturën e tij u përplas në rrethojën e aeroportit.