Është shkarkuar nga detyra drejtori i Kardiologjisë në QKUK, Imri Jashari.
Gazeta Shneta shkruan se vendimin e ka marrë sot Komisioni Disiplinor.
Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.
Me procedurë disiplinore është përballur edhe drejtori i Anestezionit Dr. Nehat Baftiu. Ai është dënuar me heqje të pagës.
Vendimi i Komisionit Disiplinor vjen për shkak të mungesës së një anesteziologie në punë në kohën kur po kryheshin disa operacione në kirurgji dhe urologji.