Gjermania ka reaguar pasi kriminelit serb, Ratko Mlladiq iu konfirmua dënimi me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Bosnjë.
Me anë të një reagimi zyrtar, ambasada e Gjermanisë në Holandë ka thënë se e mirëpret vendimin për dënim me burg të përjetshëm për Mlladiqin.
Sipas saj, verdikti i sotëm është një kontribut i rëndësishëm për drejtësinë ndërkombëtare.
“Gjermania mirëpret konfirmimin e dënimit të përjetshëm për Mlladin. Gjykimi i sotëm është një kontribut i rëndësishëm për drejtësinë penale ndërkombëtare. Nuk ka vend për të mohuar krimet, për të cilat ai u dënua”, thuhet në komunikatë.