Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.
Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral.
Sipas një komunikate të Presidencës, kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.
“Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë.
Discussion about this post