Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell ka deklaruar se pret nga administrata e Joe Biden partneritet të fuqishëm me BE në të gjitha çështjet, sepse nuk garojnë në Ballkan para së gjithave kur bëhet fjalë për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, shkruan “Tanjug”.
Ai në intervistën për gazetat “Nezavisne” dhe “Politiçki.ba” në BeH theksoi se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë zgjidhje dhe BE nuk e dikton atë.
Ai ka theksuar se para disa muajve ishte temë propozimi për shkëmbim territori.
“Para disa muajve ishte propozimi për shkëmbim territori. Por nuk është më opsion”, tha Borrell dhe shtoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje, sikur që ka vende që kundërshtojnë shkëmbimin e territorit, trasmeton Bota Sot.
Borrell tha se BE dëshiron që të jetë ndërmjetësuese dhe tash gjërat po shkojnë mirë.
“Kam drejtuar një nga takimet në dialog. Emocionet janë të forta dhe janë të kuptueshme sepse ai është kërkues, i rëndë, i ngarkuar edhe nga historia”.
Ai tha se Ballkani është shumë i ndarë dhe me shumë kufij, shumë vështirësi në lëvizje, andaj duhet punuar në ndërtimin e Shengenit në Ballkan.
“Kur shikon hartën në regjion, nëse doni investime që janë të domosdoshme, vështirë t’i merrni të copëtuar. Ne jemi treg prej 40 milionë njerëzve. Prandaj është shumë vështirë të tërhiqni investime me këto sistemi e kufij”, tha Borrell.
Sipas tij, ardhmëria e Ballkanit është në BE, pa marr parasysh përpjekjet e Kinës edhe Rusisë dhe ShBA-ve që të kenë ndikim në aktorë me rëndësi.
“Askush nga ata nuk do të ofrojë diçka me rëndësi si perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në BE. Vetëm BE ka ofertë të tillë të strukturuara për perspektivën e të ardhmes. I gjithë Ballkani qartë ka drejtimin e të ardhmes. Ne nuk mund të lejojmë që BeH të jetë shtet i dështuar. Sepse nuk është interesi ynë”, tha Borrell.