Ka dështuar sërish të votohet projektligji për vlerat e UÇK-së.
Projektligji në fjalë mori vetëm 36 vota pro në Kuvendin e Kosovës. Për të nuk votuan deputetët e VV-së dhe LDK-së. Si e tillë, ai do të vendoset sërish në votim në njërën prej seancave të radhës pasi që nuk kishte kuorum në votim.
Projektligji për vlerat e UÇK-së kishte shkaktuar reagimin e ambasadave të huaja në Kosovë.
I njëjti po dështon për të disatën herë në votim në Kuvend.