Dr.Naser Ramadani dje ishte shumë i disponuar, prandaj shprehu kënaqësinë e tij të thellë për gjendjen e pandemisë në Kosovë.
Jemi më të mirët në rajon për mënyrën se si vdesim.
Vdesim me marifet, pa fjalë, pa ankesa, pa amanete, dhe patjetër pa testament.
I lavdëroi të vdekurit që po vdesin në pajtim të plotë me vdekjen dhe po largohen nga kjo botë në paqe;
I lavdëroi raportet e mira të të gjallëve me të vdekurit, kanë krijuar aq raporte të mira e shoqni mes vete sa që të gjallët po rrinë pranë të vdekurve në një dhomë, pa asnjë shqetësim.
E lavdëroi popullatën që nuk po shpurdh me lyp shpjegime mjekësore e obduksione, sepse kur vdes-del shpirti, e shpirti nuk shihet, nuk ka shpjegim.
Drejtoresha e pulmologjisë tha se është obligim i familjarëve të marrin të afërmit e tyre të vdekur nga dhoma e spitalit.
Pra, sipas saj nuk është obligim i spitalit që të vdekurit t’i ndajnë nga të gjallët.
Nëse i vdekuri s’ka familje, çka ndodh pastaj, nuk e elaboroi zonja pa ‘ndjenja’, e cila duhet të largohet nga puna për këtë gjest të frikshëm, dhe të tregoj pse asaj i duket normale që i vdekuri të lihet mes pacientëve për tetë orë.
Çfarë njeriu është ajo!
Më fal Doc, je shumë simpatik, por e vërteta është e tmerrshme, horror.
Ama çdo gjë është jashtë kontrolli. I vetmi ‘ligj’ dhe e vetmja ‘kontroll’ në Infektivë është ‘ndërgjegja’ personale e punonjësve shëndetësor, kush e ka.
Kush s’e ka – s’e ka, askush nuk është i obliguar të jetë ‘i ndërgjegjshëm’, sepse askush nuk i kontrollon.
P.S. Mos ma tërheq tash llajkun, ji xhentëlmen siç je ????