Në reagimin e parë Bardhyl Mahmuti ia hodhi poshtë pretendimin e Ibrahim Kelmendit për lidhjet e Hashim Thaçit me Shërbimin Sekret të Francës. Në atë reagim Bardhyl Mahmuti thotë qartë:
“Të gjithë e dimë se Hashim Thaçi nuk është spiun, as i Francës e as i ndonjë shteti tjetër, siç e dimë se propaganda që bëhet kundër babait, gjyshit dhe stërgjyshit të Hashim Thaçit është propagandë e sajuar në Beograd, pikërisht për shkak të veprimtarisë që Hashim Thaçi ka zhvilluar kundër Serbisë gjatë luftës çlirimtare, gjatë procesit të përcaktimit të statusit final të Kosovës, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës…”
Ndaj qëndrimeve të Bardhyl Mahmutit reagoi Ibrahim Kelmendi dhe ndër të tjera tha:
“Për ta relaksuar debatin po e rrëfej një ndodhi. Mund që do të gjurmosh “prova” në internet për ta demantuar.
Baca Cenë (kështu e thërrisnim xhaxhanë, babën e Muhametit, kryeplakun e familjes) ka shkuar bashkë me shumë bashkëfshatarë për ngushëllim në një fshat të largët (ndoshta të miqtë në Dobordol të Pejës!). Kështu praktikohej atëherë. Sapo hyjnë xhaxhai, si kryeplak, zë të ngushëllon në emër të tij dhe të bashkëfshatarëve:
“Metë, u mërzitet për Dautin?” (Emrat janë gjetje rasti, për të mos e ngarkuar rrëfimin).
Meta: “Dauti qe ku asht, nuk ka dekë”.
Xhaxhai: “Pardon, a u mërzitet për Avdylin?”.
Meta: “Ky asht Avdyli, nuk ka dekë”.
Xhaxhai, nga nervozizmi aksidental: “Mor dikujt, me ner me thanë, iu ka q… nana e ka dekë, cok nuk jemi ardhë këtu kot! Ju shnosh…”.
Megjithatë, dikush ishte marionetë e DGSE-së famoze, serbofile, franceze, ndërsa mua me rezulton: Hashim Thaçi!..”.
Pas kësaj pasoi reagimi i serishëm i Bardhyl Mahmutit:
Mbaje veten Ibrahim Kelmendi!
Në bisedat private që kemi zhvilluar shpesh, ti je ankuar për gjuhën e fëlliqur që kanë përdorur kundër teje kur polemizoje rreth çështjeve religjioze. Në atë kohë ti mbroje qëndrimin se fjalët e fëlliqura nuk duhet të zënë vend në polemika. U habita kur pash reagimin tënd të mbushur me “mut”. ( Do të bëje mirë sikur të numëroje sa herë e ke përdorur këtë fjalë gjatë “vjelljes” tënde).
T’i kthehemi çështjes për të cilën dallojmë.
1. Siç kam shkruar në reagimin tim, “Foto dëshmia” jote që ia ke bashkëngjitur letrës drejtuar Prokurorisë së Specializuar në Hagë për të vërtetuar saktësinë e asaj që thua, po del se nuk është bërë për asgjë tjetër, pos për të manipuluar me ata që nuk i dinë gjërat.
Me qëllim që të vazhdosh manipulimin rreth kësaj çështjeje, ti e pret fjalinë time si me gërshërë dhe ia ndërron kuptimin si më poshtë:
“(…)Por, cok nuk është as siç ke shkrua Ti: ʺNë bazë të të dhënave në internet, kjo fotografi e Arnaud Danjeanit është bërë në vitin 2014, pra 15 vjet më vonë sesa takimi që pretendon tiʺ. Në fillim të vitit 2014 kam riemigruar në Gjermani për hir të mjekimit dhe nuk jam kthyer më në Kosovën e hashimitëve, prandaj nuk ka mundësi të ketë bërë ndokush foto në këtë vit, në tavolinë të përbashkët me Bilallin, mutin francez dhe marionetën Thaçi. Tjetra, edhe Thaçi, edhe unë, ngjajmë të jemi në foton e shkrepur në vitit 1999 dhe jo në vitin 2014. Bilalli, si tullac, nuk ka ndryshuar shumë pamjen”.
Në foton që ke publikuar ti nga ai “takim”, që mban datën 8 qershor 1999, nuk është Arnaud Danjean, siç pretendon ti, por një person tjetër që nuk e njoh. Prandaj, për lexuesit kam sjellë vetëm një foto të Arnaud Danjeanit, të vitit 2014, për ta krahasuar me foton e personit për të cilin ti pretendon se ka qenë Arnaud Danjean.
Për të nxjerrë në shesh “fizkulturën” dhe akrobacionet tua, po e citoj në tërësi atë që kam shkruar:
“ʺFoto dëshmiaʺ jote është një sajesë tepër e neveritshme që nuk ka asnjë qëllim tjetër pos manipulimit. Për këtë arsye më poshtë do të publikoj fotot dhe le të vlerësojnë lexuesit për vërtetësinë e asaj që pretendon ti. Në bazë të të dhënave në internet, kjo fotografi e Arnaud Danjeanit është bërë në vitin 2014, pra 15 vjet më vonë sesa takimi që pretendon ti. Siç shihet, edhe 15 vjet më vonë, ky tregon më i ri se personi në ʺdëshminë tëndeʺ”.
Për çdonjërin që dëshiron ta shohë të vërtetën, është plotësisht e qartë arsyeja përse e preve fjalinë “Siç shihet, edhe 15 vjet më vonë, ky tregon më i ri se personi në ʺdëshminë tëndeʺ”. Duke hequr këtë fjali, ti mendove se do të përmbysje domethënien e vërtetë të asaj që kam shkruar dhe do të plasosh manipulimin se gjoja paskësha thënë se fotoja që ke publikuar ti na qenka e vitit 2014!
As prerjet e fjalive dhe as referencat kush ta ka dhënë foton që nuk e ke verifikuar nuk mund ta fshehin të vërtetën se ti ke manipuluar në mënyrën neveritëse.
2. Në fillim të reagimit tënd, ti u mundove me e lehtësua debatin duke sjellë rrëfimin e Bacës Cenë dhe e ndërlidhe këtë rrëfimi me çështjen e spiunëve. Unë po e përfundoj me parafrazimin e fjalëve të Bacës Cenë: “Cok nuk kemi ardhur në këtë gjendje ku jemi sot me një Gjykatë Speciale që vë në bankë të akuzës luftën çlirimtare, pa spiunime. More dikujt, me ner me thanë, ja kam q. nënën: i paska pasur të shitur drutë tjetërkund”.