Pas një pritje të gjatë e 8 vjet pas vënies së gurëthemelit, sot kanë filluar punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Këtë lajm e bënë të ditur Bashkësia Islame të Kosovës në faqen e saj zyrtare në internet, përcjell Gazeta Mejdani.
S’do mend se ky lajm ka gëzuar të gjithë besimtarët e Kosovës të cilët me padurim kanë pritur nisjen e ndërtimit të kësaj xhamie.
Në njoftimin që e jep Bashkësia Islame, thuhet: “Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot për së afërmi po e përcjell fillimin e punëve, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës”.
Nuk ka dyshim se kjo xhami sadopak do t’i plotësojë nevojat e besitmarëve muslimanë të kryeqytetit, të cilët, deri më tani, në mungesë të hapësirës nëpër xhamia, janë detyruar të falen edhe jashtë në rrugë nën vapën përcëlluese të verës dhe në acarin e dimrit.
Disponimi i qytetarëve për këtë hap është tejet i mirë dhe një numër i madh i tyre kanë shprehur gëzimet e papërpbajtshme të tyre.
Muftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në fund ka lutur Zotin që sa më shpejt të i mundësohet atij dhe gjithë besimtarëve të vijnë në këtë vend që të falin namazin dhe të adhurojmë Zotin, ngase, siç ka thënë ai, në xhami meriton të adhurohet vetëm Zoti dhe askush tjetër./Gazeta Mejdani/