Ka vdekur në QKUK 17 vjeçari i cili plagos me armë zjarri në kokë nga dy persona dje në lagjen Arbëri të Prishtinës.
I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi, nuk ka mundur që t’i mbijeton plagëve të rënda të marra nga plagosja me armë zjarri në kokë.
Bulliqi ishte edhe anëtar i Plisave, ku këta të fundit kanë treguar se ai është vrarë pas një atentati në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.
Ai po ashtu ishte edhe futbollist, ku 17-vjeçari kishte qenë lojtar i grupmoshave të reja të 2 Korrikut të Prishtinës.
I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi, nuk ka mundur që t’i mbijeton plagëve të rënda të marra nga plagosja me armë zjarri në kokë.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth ores 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka nderruar jete L.B , 17 vjeç, personi i plagosur dje ne Prishtine. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Lidhur me kete rast i cili eshte cilesuar si vrasje e rende, policia ka identifikuar dy persona te dyshuar dhe eshte ne kerkim te tyre.” thotë Ahmeti.