Dy bomba të epokës së Luftës së Dytë Botërore u deaktivizuan me sukses në qytetin Dortmund të Gjermanisë.
Komuna e Dortmundit ka njoftuar se bombat amerikane dhe britanike që peshonin nga 250-kilogramë u deaktivizuan pasi më shumë se 14.000 persona u evakuuan nga zona përreth.
Si një masë paraprake, autoritetet gjithashtu evakuuan shkollat dhe spitalet dhe mbyllën stacionin e trenit të qytetit.
Bombat e pashpërthyera janë zbuluar shpesh në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.