Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë dekalrimet rreth postit të presidentit, janë vetëm spekulime, sepse nuk kanë biseduar që kjo pozitë t’i takojë LDK-së.
“Nuk kemi asgjë zyrtare. Gjithçka është spekulim mediatik. Ne shpresojmë që të kemi vota të mjaftueshme që të kur të vie situata të shkarkojmë presidentin. Ne e dimë që nuk mund ta shkarkojmë presidentin, por duhet që ai të shkelë Kushtetutën e vendit që të bëhet një gjë e tillë”, thotë Zogiani për T7.
“Nuk mund të flitet për këtë post dy vite më herët. Me LDK-në jemi dakorduar për shumë çështje, si ekonomia, drejtësia, dhe shëndetësia. Është hera e parë që një qeveri nuk del nga vende si Zanzibari”, shtoi ai.
Discussion about this post