Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë një planet jashtë sistemit tonë diellor që është shtëpia e ujit, në një përparim të madh në kërkimin e botëve të banueshëm.
Avujt e ujit janë zbuluar në një ‘super-Tokë’ 110 vjet dritë larg që vlerësohet të jetë dyfishi i madhësisë së Tokës dhe tetë herë masa e saj, transmeton KosovaPress.
K2-18b gjithashtu ka një atmosferë dhe diapazonin e duhur të temperaturës për ekzistencën e gjallesave, sipas shkencëtarëve në Kolegjin universitar të Londrës.
Është më afër yllit të saj sesa Toka është me Diellin, do të thotë se ka vite më të shkurtra, dhe duke përfunduar orbitën e saj në 33 ditë ndërsa e jona merr 365.
Ekzoplaneti është parë për herë të parë në 2015 nga anija kozmike Kepler, por analiza e të dhënave ka zbuluar detaje të reja që nuk janë parë më parë.
Discussion about this post