Nuk ka dyshim se Policia e Kosovës me punën dhe përkushtimin e saj ka arritë të bëhet ndër më të mirat dhe më të suksesshmet në rajon. Përveç që këtë e lexojmë nëpër raporte të ndryshme, të njëjtën e shohin dhe e ndjejnë vetë qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Mejdani.
Kohë më parë, pas një ndërhyrje të suksesshme për të shpëtuar jetën e një qytetari në muajin gusht të vitit të kaluar, zyrtari policor i Kosovës, Shasivar Ademi, është dekoruar me mirënjohje nderi dhe trimërie.
Fjala është për ndërhyrjen bravuroze të këtij polici ndaj një rasti tentim vetëvrasje që mund të ndodhte në Mitrovicë.
Qytetarët e Mitrovicës ende e mbajnë të freskët në kujdetën e tyre këtë rast dhe me mburrje e përmendin.
Në Mirënjohjen dhënë Shasivar Ademit nga Policia e Kosovës, dega Mitrovicë, lexojmë këto fjalë:
“Me datë 07.08.2019, me guximin, reagimin dhe efikasitetin tuaj ju keni arritur të shpëtoni jetën e një personi duke parandaluar një “vetëvrasje”. Falë reagimit tuaj, është shpëtuar një jetë, keni ndikuar në ngritjen e besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës, dhe po ashtu keni kontribuuar në ngritjen e imazhit të Policisë së Kosovës”.
Dekoratën e ka nënshkruar Kolonel Afërdita Mikullovci./Gazeta Mejdani/