Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ashpër për rregulloren e re të Qeverisë së Albin Kurtit e cila ua ka garantuar dy zëvendëskryeministrave të tij ti kenë deri në 60 këshilltarë politikë.
Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se 60 këshilltarët e Zyrës së Kryeministrit do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës 1 milion euro në vit (nëse me pagë të Kosovës pranojnë të angazhohen 20 këshilltarët e jashtëm), transmeton lajmi.net.
“Fatkeqësisht, krejt çka paskan bërë në ato takimet për gjoja zhvillimin ekonomik të Kosovës paska qenë kjo Rregullore se si Zëvendësministrat të zëvendësohen me Këshilltarë. A e mbani mend qe sa vite Dulla e Hakiu na shiten për njerëz të ditur. Çka i duhen një “të dituri” si H. Abazi 30 këshilltarë? Po për një ekonomist “të shquar” si Dulla a janë tepër 30 këshilltarë? Miq të mi! Sa për kuriozitet – Kompetencat e ZVKryeministrit të Kosovës përshkruhen në një rresht të vetëm – E zëvendëson Kryeministrin! #BurdushQeveria”, ka shkruar Gjoshi.