Gjilani ka arritur të përforcohet me sulmuesin e krahut, Adenis Shala.
Ish anëtari i Ferizaj, Shala, ka vendosur të nisë një aventurë të re në Superligën e Kosovës, duke iu bashkuar skuadrës së Gjilanit.
Shala, 21-vjeçar, do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit me skuadrën nga Anamorava, pas një aventure 6 mujore me Ferizaj.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të SC Gjilani, lidhur me transferimin e Shalës:
ZYRTARE: Adenis Shala futbollist i Gjilanit
Gjilan, 13 shkurt 2020-Gjilani ka arritur të përforcohet me sulmuesin e krahut Adenis Shala.
Adenis Shala, 21 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie nga eksperienca 6 mujore e kaluar në skuadrën e Ferizajit, i cili nga 16 ndeshje të zhvilluara kishte realizuar 2 gola në pjesën vjeshtore të kampionatit me ekipin ferizajas.
Shala më parë ishte paraqitur edhe për Feronikelin, Flamurtarin dhe Vëllzanimin, kurse në përvojën e tijë jasht Kosovës, futbollisti i ri kishte pasur paraqitje për skuadrat e Hajdukut të Splitit dhe Fenerbahçes duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të moshave në ekipet e lartë cekura.
Përpos krahëve të sulmit,futbollisti këmbëshpejt Adenis Shala, pozicion të preferuar e ka dhe pozitën e mesfushorit ofanziv.Këmba e tij e preferuar është e djathta.
Shala pritet të shtojë edhe më shumë kualitetin brenda skuadrës së Gjilanit, nga ku skuadra i dëshiron shum suksese dhe paraqitje sa më të mira me ekipin “kuq e bardh” të Gjilanit.