Kanë dalë edhe të dhënat e para zyrtare, për pasojat në jetë njerëzish nga tërmeti i sotëm. Kështu ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar zyrtarisht se deri më tani kemi 4viktima si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin një ne aksident me makine, një i moshuar qe u hodh gabimisht nga ballkoni dhe se paku dy në pallatin e shembur në Thumane
Një viktimë është raportuar në Kurbin, ndërkohë që dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Kurse një trup i pajetë është nxjerrë nga një pallat i shembur në qytetin e Durrësit.
Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë po nëpërmjet një njoftimi zyrtarë konfirmon se nëpër spitale janë 325 të plagosur në Durres dhe Tiranë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post