Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

ZRRE i thotë jo kompensimit të qytetarëve për faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës!

October 23, 2021
7
SHARES
95
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
KEK

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur që të mos i kompensojë qytetarët e Kosovës për faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës gjatë periudhës 2012-2017.

Ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për aprovimin e kërkesë/padisë së Avokatit të Popullit për kompensimin e mbi 40 milionë eurove për faturimin e rrymës së shpenzuar në katër komunat veriore qytetarëve të Kosovës, ZRRE-ja ka vendosur të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE) ka vendosur që në përputhje me ligjet në fuqi, vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për kthimin e humbjeve të veriut, do ta apelojë në instanca më të larta gjyqësore”, thuhet në një përgjigje të ZRrE-së për KosovaPress.

Në anën tjetër, zyrtarë të Institucionit të Avokatit të Popullit thonë se ky apelim nga ZRRE-ja në shkallën e dytë ka qenë e pritshme, derisa kanë theksuar se Avokati i Popullit ka kryer dhe vepruar konform mandatit të tij sa i përket mbrojtjes së interesit të qytetarëve për këtë çështje.

Drejtoresha e Departamentit për Çështje Juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit, Suzana Gashi ka thënë për KosovaPress, nuk dëshirojnë të paragjykojnë për mënyrën e zbatimit të këtij vendimi nëse bëhet i plotfuqishëm.

“Është një vendim i shkallës së parë, është e pritshme që ZRRE-ja si palë në këtë proces mundet me ushtruar ankesë dhe neve na mbetet me pritur vendimin e shkallës së dytë nëse hynë fuqi apo e ri-kthen në ri-gjykim krejt çështjen. Institucioni i Avokatit të Popullit deri këtu e ka kryer mandatin e tij sa i përket mbrojtjes së interesit publik…Nuk po paragjykojmë, por duhet të presim që ky vendim të bëhet fillimisht i plotfuqishëm, e pastaj vet ZRRE të gjej metodat se si do t’i caktoj eventualisht tarifat e reja për t’u kompensuar qytetarët që janë faturuar në mënyrë të kundërligjshme”, thotë ajo.

Ndërsa, kryetari i komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala thotë për KosovaPress, se vendimi i Themelores që ka qenë i pritshëm për njohjen e të drejtës së konsumatorëve shqiptarë, është në përgjegjësinë e ZRRE-së, por konsideron se mënyra e implementimit dhe zbatimit të vendimit është i komplikuar.

“Mënyra e implementimit dhe zbatimit të vendimit nuk është problem në kuptimin faktik financiar sa është i komplikuar në kuptimin faktik operacional në terren, sepse ka implikime direkt në zonat e caktuara të territorit të vendit ku Zyra e Rregullatorit e ka paraparë me kohë që është në një farë forme e pa implementushme shtrirja e autoritetit të saj ose rregullatorit, dhe në këtë rast ka autorizuar një mekanizëm tjetër dhe pikërisht këtu kemi dilemat, kemi shkëputjen edhe juridike se kush dhe sa duhet të shtrihet autoriteti. Kështu konsideroj që ne para se ta trajtojmë nga këndi financiar, duhet ta trajtojmë nga këndi real faktik i shtrirjes së sovranitetit dhe integritetit të Rregullatorit në gjithë territorin e Kosovës”, thotë ai.

Ndërsa, edhe shoqëria civile po konsideron se kurdo që të bëhet i plotfuqishëm ky vendim, do të jetë i vështirë i realizueshëm.

Hulumtuesi i lartë në Institutin INDEP, Dardan Abazi thekson për KosovaPress, se pavarësisht vështirësisë së zbatimit të kësaj të drejte, konsideron që vendimi fillimisht është i rëndësishëm, sepse siç thotë ai e njeh shkeljen që është bërë ndaj qytetarëve dhe trajtimin jo të barabartë për konsumin e energjisë elektrike.

“Është vështirë për të implementuar, është energji që është harxhuar dhe e cila në sistem duhet paguar dikush. Në qoftë se për një kohë të caktuar e kemi paguar ne, menjëherë pas vendimit të gjykatës, atë pjesë e ka paguar qeveria e Kosovës. Pra, një herë Qeveria Hardinaj me pagesa direkte, pastaj Qeveria Kurti përmes KOSTT-it. Si do që të jetë këto janë vetëm modalitete të një të vërtete të pamohueshme, të cilën ne prapë se prapë e paguam, qoftë përmes faturave si qytetarë ose përmes buxhetit si hisedarë të gjithë që jemi në atë buxhet. Në këtë kuptim, edhe zbatimi i këtij urdhri të Gjykatës Themelore do të jetë i vështirë. Kush duhet ta mbulojë këtë vakum? Nëse KEDS-i na i kthen neve këto para, atëherë prapë kur të bëhet rishikimi i tarifave për mbulimin e kësaj kosto të kthimit të qytetarëve për pjesën e energjisë që është harxhuar në një pjesë tjetër të Kosovës. Kështu që kjo do të reflektoj qoftë në ulje të investimeve, qoftë në shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike. Prapë se parapë, në një formë ose tjetër kjo kosto do ta na vjen neve si qytetarë, sepse nuk e kemi të drejtën ligjore që në mënyrë kolektive ta shkyçim veriun nga energjia elektrike”, tha ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 tetor kishte aprovuar kërkesëpadinë e Avokatit të Popullit për anulimin e vendimit të Zyrë së Rregullatorit të Energjisë elektrike për faturimin e rrymës së shpenzuar në katër komunat veriore qytetarëve të Republikës së Kosovës.

I njëjti aktgjykim e obligon ZRrE-në që të ndërmarr veprime që e obligojnë KEDS-in që të bëjë kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë e 855.480.00 euro.

Ndërsa, ZRRE-ja si palë në këtë proces ka pasur të drejtën e ushtrimit të ankesës brenda 15 ditësh që kur është publikuar aktvendimi.

ShareTweet

Related Posts

Si mund ta llogarisni faturën e rrymës me tarifat e reja – ZRRE publikon kalkulatorin!

January 19, 2022

KEDS fillon reduktimet e rrymës në të gjithë Kosovën!

December 22, 2021

Qeveria jo që nuk e ndalë, por i ndanë plus edhe 6 milionë euro për rrymën e katër komunave në veri!

November 6, 2021

Abazi: Nuk do të shtenjtohet energjia para marsit 2022!

October 24, 2021

Kriza energjetike në Serbi/ Vuçiq: S’po më zë gjumi natën!

October 22, 2021

Kryeministri Kurti me ministrat anulojnë një vendim të marrë nga qeveria Hoti!

April 13, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.