
Avokati Artan Qerkini, ka mohuar se Driton Lajçit është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tre ditë me rradhë, por ka thënë se është marrë në pyetje vetëm me datën 17 tetor dhe atë për 2 orë.
Qerkini ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar.
Sipas tij, Lajçi ka dhënë deklaratë në këtë drejtim, duke sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës.
”ZPS-së i është bërë me dije se themelimi i Zyrës gjen mbështetje në Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai./KosovaPress/
Discussion about this post