Pothuaj se shumica e popullit të Kosovës, e pret me padurim marrëveshjen e një kualicioni të përbashkët në mes LVV dhe LDK, për të formuar qeverinë e re në këtë vend, mirëpo kjo mënyrë e marrëveshjes deri më tani, jo që po zvarranitet, por po paraqitet si një model i keq, që në thelb më shumë e ka pushtetin se « miletin », dhe hallet e tij.
Shkruan: Dedë Preqi
Kujt nuk ia ka ënda pushtetin, por jo edhe në këtë mënyrë sikur predenton z.Isa Mustafa, i cili pa i sistemu gjërat elemntare të kualicionit, shkakëton një lloj rrëmuje, për hir të tiparit të tij pushtetar, që në këtë rast përveq tjerash do e kushtëzoj Albinin, që të ia sigurojë mandatin e presidentit të vendit, që do të thotë se, ai e përgaditë fëlteren, e peshku akoma në deti.
Nëse përballë kësaj krize që ka shteti i Kosovës, që janë njëqind e një mijë probleme dhe krijohet përshtypja se ky shqetësim nuk e prek kreun e LDK, apo të LVV, por në një mënyrë e dëshirojnë vetëm pushtetin dhe epokën e tyre pushtetare.
Për popullin e këtij vendi do të ishte një lojë e pistë politike dhe një lloj zhgënjimi nga qeveritë e kaluara, ndërsa ka mbetur të shpaloset programi edhe përgjegjësia e dy partive në kualicion, që konsiderohen si shpresa e këtij vendi, nëse do të afrojnë ujditë e tyre për të qeverisur së bashku.
Nëse dështon edhe kjo përpjekje e LVV, dhe LDK-së, për krijimin e qeverisë së re, është e mundshme që Kosova, do përballet me një krizë dhe më të thellë, dhe avaritë e mëhershme të qeverive tjera që e sjellën vendin në këtë gjendje, do e fajësojnë këtë garniturë politike, të cilën e votoj populli në këtë « formë », duke i dënuar klanet dhe grupet rrënuese, ndaj ka nevojë për një vendimmarrje më serioze në mes këtyre dy subjekteve politike, duke marrë parasysh krizën e vërtetë dhe të ardhmën e këtij vendi.
Prandaj, ky bashkim i dy partive do ta kishte në thëmel shpirtin e besimit të këtij populli, përkundrazi për t’u shërbyer thash e thënmëve dhe të kaluarës, na krijohet përshtypja se mund të dështojë çdo e arritur dhe e mundshme e këtij vendi dhe do u plotësohet dëshira gjithë atyre që janë ekspozuar më herët dhe që kanë premtuar pushtetet e rrejshme.
Marifetllaqët dhe bishtërimet politike, të cilat na kanë sjellë deri këtu, duhet t’ia lëmë të kaluarës dhe jo ti bartim përsëri në çdo tryezë të bisedimeve dhe veprimeve edhe në kohën finale, ku gjithçka pritet të merr formën dhe kuptimin e vet shteti ligjor dhe qeverisja e vetëvetës, si dhe vendosmëria për të vënë në veprim vullnetin e popullit.
Zvarritja e një kualicioni të mundshëm në mes LVV dhe LDK-së, për ta krijuar qeverinë e re, vetëm për shkak të përcaktimeve dhe përfitimeve ministrore në pushtet, kjo do të thotë se pushteti po fillon që tani të bëhët djallëzor, ku ndërgjegja e njeriut nuk e merr mbi vete përgjegjësinë e vullnetit të popullit, por përmes egoizmit dhe etjes për pushtet, fillon t’a humb edhe atë që e ka në dorë, sepse nuk ka mundësi ta kontrollojë.
Nuk do ta quanim iamazhin e LDK-së, si parti me imazh rugovian, sikur e ka humbur domethënjen e vet, sepse i mungon pikërisht ajo që kuptohet në kuptimin tradicional të fjalës dhe politikës rugoviane, ku dikur frytshmëria dhe lulëzimi i kësaj partie kishte plot rrezatim dhe mirësi.
Prandaj, për të mos e humbur kohën dhe gjërat mos të marrin kahen edhe më të keqe, koha e jonë e ndien këtë nevojë të domosdoshme edhe pse trazohet dhe ka shqetësim, qëndron një shans i madh, që të depërtojë në optimizëm dhe ta realizojë të vërtetën me sy, duke gjetur në mes vete një mirëkuptim dhe tolerancë, që në thelb ka diçka unike dhe i ngjanë një shoqërie të vërtetë njerëzore.
Dhe nuk ekziston një liri e vërtetë, një vendimmarrje e efektshme, që lëviz vetëvetiu pa u nisur nga vetëvetja, apo pa e shfrytëzuar tolerancën si një nga modelet më të përsosura etike njerëzore, sepse nuk mund të ketë kuptim as jeta dhe as historia e saj e vërtetë, duke mbetur në këtë mënyrë njeri dhe përson i vërtetë, i pa mposhtur në natyrën e vet, i pa tjetërsueshëm në dinjitetin e vet, dhe i pa zevendësueshëm në përgjegjësitë që i takojnë.
Discussion about this post