
Një zjarr i madh ka shpërthyer në dalje të Fushë Kosovës, pasi një objekt është përfshirë nga flakët në fshatin Vragoli.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.