Mbrëmjen e djeshme mediat britanike aluduan për kontakte mes Andrea Agnellit dhe Zinedine Zidane, për një kalim të mundshëm të këtij të fundit në pankinën e Juventusit, duke filluar nga vera e ardhshme.
Vetë tekniku francez zgjodhi të qartësojë situatën gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, në prag të ndeshjes ndaj Real Betisit, të vlefshëm për kampionatin spanjoll, teksa nuk ka mohuar se një ditë mund të ulet në pankinën e Juves.
“Momentalisht jam trajner i Realit të Madridit dhe mundohet të bëj më së miri punën time këtu, por në të ardhmen mund të ndryshojë gjithçka dhe të jem në një tjetër pankinë.
Megjithatë mund t’u konfirmo se deri tani nuk kam pasur kontakte as me Agnellin dhe as me ndonjë drejtues të ndonjë klubi tjetër”, deklaroi Zidane./Gazeta Mejdani/