
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rashit Qalaj, do ta zëvendësoj Bedri Hamzën në Kuvendin e Kosovës.
Qalaj ka qenë Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Ngjashëm do të bëhet zëvendësimi edhe për deputetin Fadil Nura, i cili pritet ta udhëheqë komunën e Skenderajt pas rezultateve në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
Nurën në Kuvendin e Kosovës do ta zëvendësojë Isak Shabani i cili në zgjedhjet nacionale mbante numrin 34 dhe vjen nga Podujeva.
Shabani i njohur me nofkën “Caka” është i mbijetuar i masakrës së Dubravës.
