
Pas sulmeve me deklarata të zyrtarëve të AAK-së ndaj deputetes së LV-së Fitore Pacolli, ka reaguar zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani.
Ai u ka drejtuar një pyetje AAK-së. “Edhe sa miliona ju kemi borxh?! Kallëzonani, t’ju paguajmë haraçin, e të provojmë të bëhemi vend normal mandej….!!!”, ka shkruar Zogiani në llogarinë e vet në “Facebook”.