
Zyrtarët serbë në institucionet e Republikës së Kosovës Kosovës si në nivelin qendror edhe atë lokal po vazhdojnë të injorojnë simbolet e ligjet e Republikës së Kosovës, raporton “Syri.net”.
Pos mungesës së simboleve në takime, as në komunikata nuk përmendet askund Qeveria e Republikës së Kosovës apo ndonjë element i saj.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakiç javën e kaluar ka vazhduar takimet pa kurrfar simboli, logo apo dokumenti të Republikës së Kosovës me përfaqësuesit e misioneve diplomatike e kryetarët e komunave veriore.
Ai të dielen ka votuar pa frikë edhe në zgjedhjet serbe që janë mbajtur edhe në Kosovë, edhe pse është zv kryeministër e ministër i Qeverisë së Kosovës nga edhe ku paguhet e merr pagë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Raki?, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë Christian Helt dhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando pa kurfarë simboli të shtetit të Kosovës.
E së fundi është takuar edhe kryetarët e komunave të veriut, Aleksandar Spiri? u. di kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriut, Vu?ina Jankovi?, kryetar i komunës së Zveqanit, Zoran Todi?, kryetar i Komunës së Leposaviqit dhe Stevan Vulovi?, kryetar i Komunës së Zubin Potokut.