Zëri i Amerikës (VOA) ka bërë një reportazh enkas për Dr. Tahir Kukaj që jeton në New York të Amerikës, raporton VOA, transmeton Gazeta Mejdani.
Aty është thënë se Qenrda Islame në New York është ndër më të famshmet jo vetëm në këtë metropol botëror por edhe më gjerë. E gjithë kjo është arritur duke iu falenderuar aktivitetit të palodhshëm të Dr. Tahir Kukaj dhe ekipit të tij.
Doktori i shkencave islame nga Drenica që ka kryer studimet dhe doktoratën në Universitetin e Az’harit në Kajro, ka kohë që jeton dhe vepron në Amerikë. Ai është bërë emër i madh dhe shumë i dëshiruar, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë atje, por edhe për nacionalitete tjera në Amerikë.
Si udhëheqës i Qendrës Islame dhe imam aty, nga qershori i këtij viti ai e kryen edhe një detyrë tjetër përveç që është imamit.
Ai është emëruar edhe Kapelan në Policinë e New Yorkut. Në fakt, ai aty nuk predikon fenë islame, por, siç raporton VOA merret me raste të caktuara me njerëz të cilët kanë nevojë për këshilla fetare e psikologjike.
Tahir Kukaj thotë se Qendra ka bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira edhe me konfesionet tjera fetare në Amerikë, si ato hebreje, të krishtera etj./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post