Prishtina sot ka barazuar në sfidën derbi të zhvilluar ndaj Dritës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1, dhe ky rezultat sikur i largon nga lufta për titull.
Analisti, Arben Zeqiri në “Sport show” e ka analizuar ndeshjen e Prishtinës ndaj Dritës derisa ka thënë se ndeshja Drita – Gjilani, do të vendosë për titullin e kampionit, transmeton “Zeri.info”.
“Prishtina ka pasur start të furishëm. Presioni i saj ishte shumë i madh në fillim dhe e pat me çfarë aksioni të bukur u finalizua goli nga Endrit Krasniqi, i cili u tregua profesionist duke e respektuar kundërshtarin dhe nuk festoi golin. Thaqi deri në atë moment bëri lojë të mirë, por pas golit ai nuk u vërejt dhe Drita e mori kontrollin e lojës”, ka thënë Zeqiri duke folur me pas se kush mund ta fitojë titullin.
“Përcaktuese mendoj se është ndeshja Drita – Gjilani. Nëse fiton Drita, mbyllet gjithçka. Prishtina tashmë u eliminua nga gara, ndërsa në luftë mbetet Ballkani i cili duhet shikuar se çfarë do të bëjë në ndeshjen e nesërme ndaj Feronikelit”, ka përfunduar Arben Zeqiri.