Menduh Abazi, zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, ka treguar se me të marr vesh lidhur me dyshimet që janë duke u bërë në kompani kanë thirrur organet kompetente.
“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin”, ka thënë Abazi për Insajderin.
Tutje Abazi ka shtuar se “Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person”
Abazi ndër tjera ka thënë se Telekomi është i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e rendit për çdo gjë.
“Si Telekom i Kosovës i kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, ka thënë Abazi.
Këtë aksion të policisë për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Gazetën Insajderi se ky aksion është realizuar me kërkesë të Gjykatës.
“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatë kompetente është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani për Insajderin.
Ndërsa një burim i Insajderit, brenda Telekomit ka treguar se bëhet fjalë për një rast mashtrimi.
“Bëhet fjalë për një mashtrim që i është bërë këtij institucioni, saktësisht për falsifikim të dokumenteve dhe pagesë në vlerë prej 105 mijë euro, ky rast është iniciuar në fillim të dhjetorit”, ka thënë ky burim. /Gazeta Mejdani/