Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, i cili do të shkojë për një vizitë dy-ditore.
Kryeziu tha se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu ai do të takohet edhe me shefin e Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell.
“Shfrytëzoj rastin të ju njoftoj për vizitën e kryeministrit në Bruksel. Ai do të udhëtoj të martën dhe do të ketë një vizitë dyditore. Do të ketë takime të rëndësishme. Me presidentin e PE dhe KE, përfaqësuesin e lartë Borrell dhe komisionerë të tjerë. Ai do të takojë edhe kryeministrin e Belgjikës. Kurti do të jetë bashkë me ministrat Bislimi dhe Gërvalla”, u shpreh ai.