Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price duke vlerësuar vizitën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Ukrainë, tha se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Ukrainës forcon stabilitetin rajonal.
Në konferencën e përditshme për shtyp, Price deklaroi se vizita e Erdoganit në Kiev tregon bashkëpunimin mes aleatit të NATO-s, Turqisë dhe Ukrainës, dhe shtoi: “Ne mendojmë se kjo forcon stabilitetin rajonal dhe aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten”.
“Ashtu siç kemi ofruar nivele të paprecedentë të asistencës së mbrojtjes dhe sigurisë për Ukrainën, ne kemi autorizuar aleatët tanë të NATO-s të ofrojnë pajisje amerikane për partnerët tanë ukrainas. Ne inkurajojmë partnerët dhe aleatët që të ofrojnë ndihmë sigurie për Ukrainën për t’i rezistuar agresionit rus dhe për të penguar një pushtim të mundshëm rus”, u shpreh zëdhënësi Price.
Duke shprehur se ata i kërkuan Rusisë të ndalojë “fushatën e saj të dezinformimit” dhe të angazhohet në diplomaci dhe dialog për një zgjidhje paqësore, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se ata e dinin që inteligjenca ruse ishte e angazhuar në një përpjekje të gjerë dezinformimi dhe propagande në platforma të tilla si televizioni, radio, media sociale dhe konferenca.