
Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, tha se regjimi vrasës dhe ata që e inkurajojnë atë do ta paguajnë shumëfish këtë tradhti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çelik, në deklaratën me shkrim, shprehu ngushëllime për ushtarët e martirizuar, ndërsa uroi shërim për të plagosurit.
Ai theksoi se Republika e Turqisë i është përgjigjur këtij sulmi të ulët ashtu siç e meriton.
“Regjimi vrasës dhe ata që e inkurajojnë atë do ta paguajnë shumëfish këtë tradhti. Turqia është e vendosur që të vazhdojë luftën e saj të drejtë që po e zhvillon në Siri, duke i përdorur të drejtat e saj që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare”, u shpreh ai.