Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sot në Prishtinë. Burimet të medias kanë thënë se çifti kanë qenë të martuar dhe më pas janë shkurorëzuar.
Çifti edhe pas shkarëzimit kanë pasur probleme të vazhdueshme mes vete.
Ish burri dyshohet se e ka vrarë së pari Sebehaten e pastaj ka vrarë veten.
Dyshimet e para pas shkurorëzimit tregojnë se për motive xhelozie mashkulli e ka vrarë ish-gruan pastaj veten.
Dorasi është rreth 40 vjeç, ndërkohë që Sebahate Sopi është rreth 30 vjeç.
E ndjera ka punuar në një hotel dhe duket që mospajtimet e çiftit të divorcuar kanë ardhur deri te akti tragjik.