Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Zbardhet dëshmia e policit që vrau Klodian Rashën!

December 13, 2020
6
SHARES
878
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Klodian Rasha

Gjatë ditës prokuroria do të kërkojë burg për Nevaldo Hajdarajn, një polic i moshës 31-vjeçare që gjendet nën akuzë për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Së bashku me një varg veprimesh hetimore të zhvilluara gjatë këtyre orëve, prokurorët janë në pritje të zbërthimit të shtatë kamerave të sigurisë të administruara deri tani në biznese dhe që shpresohet të përftohet e të zbardhet dinamika e ngjarjes.

Por grupi i hetimit së bashku me SHÇBA-në ka fiksuar në fashikull minutë pas minute se si reaguan dy policët që u vendosën në ndjekje të Klodian Rashës, 25 vjeç, i cili kishte dalë nga banesa në mesnatë dhe po qëndronte në rrugën kryesore rreth 30 metra larg policëve Nevaldo Hajdaraj dhe E. GJ, ky i fundit kthyer në një dëshmitar okular.

Rezulton se ekspertët kriminalistë që kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes pranë dyqanit “Pit Stop” ku dhe u qëllua me armë zjarri ndaj Klodian Rashës, janë sekuestruar dy gëzhoja. Njëri plumb besohet se qëlloi mbi dyqanin tip autoservis makinash, kurse tjetri qëlloi në kurriz Klodian Radhën pikërisht në krahun e djathtë dhe që sipas ekspertëve që shpjegojnë dinamikën besohet se plumbi i dytë përshkroi trupin dhe doli në organin jetësor të zemrës. Gjatë tre metrave Klodian Rasha që ishte në vrap e sipër ka lëvizur për inerci derisa është përplasur në hyrje të rrugicës, ku dhe u rrëzua përtokë.

Dëshmia e policit E. GJ., i cili gjendej në shërbim mesnatën e vrasjes hedh dritë mbi veprimet e secilit, ndonëse asnjëri prej tyre nuk kishte kamera trupi. Edhe në këtë pikë hetuesit nënvizojnë se policët dolën në shërbim pa një pajisje të tillë për aq sa jo të gjithë policëve të Shqiponjave u vendosej kjo kamera. Patrullimi i dy policëve në rrugën Dritan Hoxha nis në orën 1 të mesnatës dhe në afërsi të një lokali të quajtur “Al Gusto” ata ndalojnë një automjet.

“Në këtë moment kolegu Nevaldo pa një person të mbështetur në objektin rrethues pranë hotelit “D”. dhe është drejtuar drejt këtij personi normalisht. Në momentin që ka parë lëvizjet e kolegut, personi i veshur me tuta dhe xhup të zi ka lëvizur në trotuar duke u drejtuar për nga Zogu i Zi. Kolegu i bëri thirrje duke i thënë o djali ndalo pak. Kolegu bëri thirrje armë dhe unë në këtë moment kam njoftuar sallën operative”.

I riu ka kaluar rrugën dhe është drejtuar nga rrugica për në drejtim të rrugës “Theodor Ippen”.

“Duke parë këtë lëvizje kam mbyllur makinën dhe kam vrapua drejt tij dhe i kam dalë para pranë lokal Oslo. “Gjatë ndjekjes kur ndodheshim pranë lokal Virxhiniaky personi më ka folur duke më thënë… largohu se të vrava… do të q. robt’ dhe në këtë moment kam dëgjuar një zhurmë si mbushje arme, por duke qenë errësirë nuk i kam parë sendet në dorën e tij”.

Efektivi i policisë me inicialet E. GJ shpjegon se në këtë moment ka mbushur armën dhe ka bërë thirrjen “ndal policia, mos bëj asnjë lëvizje ndalo se do qëlloj, por ai nuk i është bindur urdhrit”.

Sipas dinamikës së shpjeguar nga polici E. GJ., Klodiani ka vazhduar lëvizjen duke kapërcyer sërish karrexhatën dhe duke u afruar pranë Zonjës së Këshillit të Mirë duke vazhduar vrapin në drejtim të trotuarit.

“Në afërsi të dyqanin “Pit Stop” pashë kolegun Nevaldon që po vraponte dhe u përplas fizikisht me këtë person. Gjatë përleshjes së tyre unë kam qenë rreth 100 metra larg. Përplasja e tyre ndodhi në pak sekonda dhe në një moment kam parë kolegun të shtrirë për tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna arme.

Jam afruar te kolegu e pyeta a ndihej mirë, e ndihmova të ngrihej dhe së bashku u afruam te personi, i cili ishte shtrirë dhe rënkoi. Për shkak të errësirës nuk kishte shenja gjaku dhe dyshuam se mos ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën. Ambulanca me personin e dëmtuar u nisën drejt spitalit të traumës, ndërsa unë me kolegun me urdhër të eprorëve erdhëm në Drejtorinë vendore”, rrëfen më tej efektivi.

Por çfarë thotë 31-vjeçari, i cili qëlloi në drejtim të Klodian Rashës duke e vrarë atë? Sipas të dhënave të gazetës Si pas ndjekjes Nevaldo Hajdaraj pretendon se u kërcënua nga i riu që sipas tij kishte armë në dorë.

“Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim… MOS U AFRO SE DO TË QËLLOJ”

Polici Hajdaraj këmbëngul se njoftoi armë për t’i dhënë mundësi kolegut që të mbrohej dhe se sipas tij në afërsi të dyqanit “Pit stop” kur i ka dalë nga mbrapa në një distancë prej 30 metrash, i ka bërë thirrje të ndalonte se është policia.

“Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte. Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë”.

Efektivi tregon se kur iu afruan Klodian Rashës së bashku me policin tjetër dëgjoi që ai rënkonte dhe se e kishte pyetur a kishte pyetur nëse kishte marrë ndonjë plumb, “por ai nuk mu përgjigj dhe kështu njoftova ambulancën”, mbyll deklaratën polici i arrestuar.

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Si i përdorte Hitleri turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike, dhe si po vepron Putin!

August 22, 2022

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

August 17, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Përse islamofobia nxitë dhe ushqen albanofobinë!

April 14, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.