Ish-deputeti i Nismas Socialdemokrate, Zafir Berisha përmes një postimi në Facebook, e ka komentuar ftesën e presidentit Hashim Thaçi që po ia ka bërë Albin Kurtit.
Berisha thotë se, nëse as kësaj radhe nuk i përgjigjet Kurti presidentit, atëherë Thaçi duhet të kërkoj mendim nga Gjykata Kushtetuese.
Madje, Berisha eskalon duke e quajtur Kurtin psikopat.
Postimi i plotë:
Hasha e paska thirrur edhe njëher Albinin!
Mendimi im është se nese nuk i përgjigjet edhe ksaj radhe, jo Hashimit por presidencës, atëher Hasha (presidenti) duhet të kërkoj mendim nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk mundet Kosova dhe institucionet e saj të mbeten peng i një psikopati!!!
Zafa
Discussion about this post